ILIRIA NR. XXXVI
Muhamet BELA
VENDBANIME TË EPOKËS SË HEKURIT NË VERILINDJE TË SHQIPËRISË
Shqipëria Verilindore zotëron një pozicion të favorshëm gjeografik për lidhjen midis Shqipërisë dhe Kosovës, manifestuar që në epokat më të hershme të historisë njerëzore. Ndonëse për periudhat prehistorike vëmendje u është kushtuar kryesisht gërmimeve në varrezat tumulare, kërkimet arkeologjike në bashkimin e Drinit nuk kanë anashkaluar gjurmimet për disa vendbanime të epokës së hekurit, duke plotësuar sadopak gjithnjë e më shumë të dhënat e fituara gjer tani për vendbanimet të kësaj epoke (Fig. 1). Sipas burimeve historike, banorët e kësaj treve në antikitet njihen me emrin dardan.
Mbështetur në lidhjet etnokulturore të këtij rajoni, të përcaktuara nga kërkimet arkeologjike, fiset dardane mund të përfshihen në kufijtë që ndiqen në veri të Novi-Pazarit, Nishit, në të gjithë Kosovën, në Maqedoninë Veriore, si dhe në rrethet Kukës, Tropojë dhe Dibër të Shqipërisë Verilindore. Si pjesë e kulturës dardane, lënda arkeologjike e zbuluar në tumat e Cinamakut, Krumës, Bardhocit, Kënetës, Myçhasit, Fig. 1. Harta e vendbanimeve prehistorike.