Kemajl LUCI, Selim ISLAMI*
TUMA I E LLASHTICËS (GJILAN)
Në ndryshim nga disa lokalitete arkeologjike, të cilat janë të evidentuara nga të dhënat e autorëve antikë ose nga gjetje të rastit, për tumat e Llashticës kjo u bë e mundur në kuadrin e ekspeditave përnjohëse arkeologjike që organizoi Muzeu i Kosovës në vitin 1979. Kështu në fshatin Llashticë të komunës Gjilan u fiksuan 7 tuma ose
gumura, siç i quajnë vendësit (Fig. 1). Fusha e Llashticës shtrihet rrëzë vargmaleve të Karadakut dhe njihet nga vendësit me emrin Dajanica. Tumat e Llashticës janë me përmasa të ndryshme: lartësia e tyre shkon prej 0,70 cm deri në 2,20 m, ndërsa diametri prej 7-28 m. ILIRIA NR. XXXVI
Fig. 1. Shpërndarja e tumave.