doc-ctrl/global/pdfdoc-ctrl/global/pdf
doc-ctrl/global/textdoc-ctrl/global/textdoc-ctrl/global/imagedoc-ctrl/global/imagedoc-ctrl/global/zoom-indoc-ctrl/global/zoom-indoc-ctrl/global/zoom-outdoc-ctrl/global/zoom-outdoc-ctrl/global/bookmarkdoc-ctrl/global/bookmarkdoc-ctrl/global/resetdoc-ctrl/global/reset
doc-ctrl/page/rotate-ccwdoc-ctrl/page/rotate-ccw doc-ctrl/page/rotate-cwdoc-ctrl/page/rotate-cw
Page 294

294 Gërmimet arkeologjike të vitit 1993

Sovjan

Vendbanimi i Sovjanit ndodhet në pellgun e Korçës, 300 m në juglindje të fshatit të sotëm me të njëjtin emër dhe 3,5 km në veri të vendbanimit të njohur të Maliqit.

I zbuluar gjatë hapjes se një kanali drenazhimi të ujërave të kënetës aty pranë, vendbanimi i Soyjanit u bë objekt i shumë sondazheve të kryera midis viteve 1988 dhe 1991ngaPetrikaLera.

Këto sondazhe kanë bërë të mundur, nga njëra anë, të njihet shtrirja e vendbanimit (rreth 2,5 ha) dhe nga ana tjetër të vërehen sekuencat straigrafike të niveleve të fundit. Nën një shtresë depozitimesh aluvionalc sterile prej rreth 2 m trashësi u konstatua një shtresë kulturore me trashësi 2,40 m, që u përket periudhave të bronzit të vonë (faza Maliq III d) dhe të hekurit të hershëm (faza Maliq IV).

Fushata e 1993, e ndërmarrë në kuadrin e një marrëveshjeje bashkëpunimi ndërmjet Institutit Arkeologjik të Tiranës dhe Qendrës se Kërkimeve të Protohistorisë egjeane (CNRS - Université de Paris I) me mbështetjen fmanciare të Shkollës franceze të Athinës, u zhvillua nga 21 qershori deri në 1 korrik me pjesëmarrjen e Zh. Andreas, P.Lerës dhe F.Prendit, për païen shqiptare dhe nga G.Touchais e R. Treuil, për palën franceze.

Kjo fushatë e shkurtër kishte si objektiv të verifikonte e saktësonte vërejtjet e bëra gjatë sondazheve të mëparshme.

Nga një këqyrje e vëmendshme e vendbanimit u konstatua se ndryshe nga përshtypjet e para, ai është një truall krejt i sheshtë, por i dukshëm shumë qartë; me forme eliptike, i ndarë në dysh në drejtimin veri-jug nga kanali i sotëm. Gërmimet u përqendruan në pjesën jugperëndimore të vendbanimit (sektori A), aty ku ishin bërë sondazhet e para.

Zgjerimi i këtyre sondazheve na lejoi të saktësojmë natyrën dhe sekuencën e shtresave si dhe të formulojmë disa hipoteza për formimin e tyre, të cilat duhet të testohen sa më pare nga një studim gjeomorfologjik.

Shtresa që i korrespondon fazës se fundit të vendbanimit dha një sasi të madhe qeramike që i takon fillimit të epokës se hekurit si dhe dy varëse briri të zbukuruara me rrathë bashkëqendrorë të ineizuar, motiv ky karakteristik për zbukurimet prej bronzi të fazës se dytë të hekurit të hershëm (shek.VIII-VII p.s.sonë) të kësaj krahine. Është vërtetuar tashmë ekzistenca e dy grupeve të qeramikës se pikturuar mat të ngjashme për nga zbukurimi (me motive gjeometrike lineare), por të ndryshme për nga teknika (tek njëra pikturimi nuk është i qëndrueshëm dhe zhduket me larje, tek tjetri pikturimi nuk fshihet), por nibetet të saktësohet natyra e këtij ndryshimni (fizike apo kimike) dhe kronologjia e secilës nga këto grupe qeramike, që janë të pranishme në të njëjtën shtresë.

Gërmimet nxorën në dritë, në një sipërfaqe shumë të reduktuar, mbetje strukturash banimi, grumbuj dheu, tulla e materiale ndërtimi të djegura, shtylla druri të karbonizuara. Një nga shtyllat, e mbuluar mbi lartësinë 40 cm, është marrë për analize paleobotanike me C14 dhe dendrokronologjike.

Në sondazhin pranë kanalit, shtresa arkeologjike që i korrespondon përdorimit të fundit të vendbanimit është takuar menjëherë nën tokën e punueshme. Në këtë shtresë homogjene, që mban gjurmët e qarta të një shkatërrimi nga zjarri, u gjetën mbeturinat e

doc-ctrl/page/rotate-ccwdoc-ctrl/page/rotate-ccw doc-ctrl/page/rotate-cwdoc-ctrl/page/rotate-cw