Couverture fascicule

Revista «Monumentet» organ i Institutit të Monumenteve të Kulturës / La revue «Monumentet», organe de l'Institut des Monuments de Culture

[note critique]

Année 1983 13-2 pp. 271-274
doc-ctrl/global/pdfdoc-ctrl/global/pdf
doc-ctrl/global/textdoc-ctrl/global/textdoc-ctrl/global/imagedoc-ctrl/global/imagedoc-ctrl/global/zoom-indoc-ctrl/global/zoom-indoc-ctrl/global/zoom-outdoc-ctrl/global/zoom-outdoc-ctrl/global/bookmarkdoc-ctrl/global/bookmarkdoc-ctrl/global/resetdoc-ctrl/global/reset
doc-ctrl/page/rotate-ccwdoc-ctrl/page/rotate-ccw doc-ctrl/page/rotate-cwdoc-ctrl/page/rotate-cw
Page 271

ILIRIA Nr. 2 — 1983

KRITIKË E BIBLIOGRAFI CRITIQUE ET BIBLIOGRAPHIE

REVISTA «MONUMENTET», ORGAN I INSTITUTIT TE MONUMENTEVE TE KULTURES

Revista shkencore «Monumentet» filloi të botohet në vitin 1971, si organ i Institutit të Monumenteve të Kulturës. Ajo del një herë në 6 muaj, kështu deri më sot janë botuar 25 numra.

Kjo revistë pasqyron veprimtarinë e Institutit të Monumenteve të Kulturës në fushën e gjurmimit, studimit dhe restaurimit të monu¬ menteve të arkitekturës dhe të atyre të artit, që janë pjesë përbërëse e të parëve. Veprimtaria studimore, e zhvilluar kryesisht në fushën e arkitekturës, ka synuar që nëpërmjet trajtimit të objekteve të veçanta, të ansambleve, apo edhe të gjinive të ndryshme të krijojë një bazë njo-hurish mbi të cilën mund të mbështeten restaurime të shëndosha. Arti-kujt që trajtojnë restaurime konkrete të objekteve, apo ansambleve, zë-në një vend me rëndësi në revistë.

Nga viti në vit, revista ka ardhur duke e rritur nivelin e artikujve dhe duke e zgjeruar problematikën e trajtuar. Veçanërisht vitet e f un-dit në revistën «Monumentet» janë botuar artikuj përgjithësues me vlerë mbi bazën e një përvoje përherë e në rritje të punonjësve të institutit, që janë ushqyesit kryesorë të saj, si dhe të bashkëpunëtorëve të jashtëm.

Në katër numrat e fundit të viteve 1981-1982 mund të përmendim një sërë artikuj sh të rëndësishëm, të cilët janë shprehës të gjerësisë dhe larmisë së tematikës që trajton revista. Artikulli «Shëtitoret e periu-dhës qytetare ilire» (A. Baçe — N. Ceka), i cili trajton nga pikëpamja tipologjike e tekniko-arkitektonike shëtitoret e Apolonisë, Bylisit, Ni-kaies, Dimalit dhe Butrintit, shquhet për vroj timet e kujdesshme dhe paraqitjen sistematike të materialit. Seria e artikujve «Arkitektura pas-bizantine në Shqipëri » (A. Meksi — P. Thomo) përbën një kontribut me vlerë, sepse materiali i paraqitur mbi bazën e klasifikimit tipologjik, jep një pasqyrë të plotë të ndërtimeve të kultit në vendin tonë, gjatë she-kujve XVI-XIX, duke u mbështetur në një veprimtari të gjerë gjur-muese dhe dokumentuese. «Hartë e monumenteve dhe gjurmëve antike e mesjetare të rrethit të Durrësit » (H. Myrto), është një shëmbull i pas-qyrimit në revistë të punës gjurmuese për zbulimin dhe identifikimin e monumenteve mbi bazë zonash, krahasimisht të gjera. Artikulli «Banesat e hapura në qytetin e Korçës dhe disa problème të restaurimit të tyre .» (P. Thomo), duke u mbështetur në punën restauruese shumëvjeçare në këtë qendër trajton një tip të caktuar banesash, duke lidhur organikisht studimin arkitektonik të këtyre monumenteve me qëndrimin restaurues, lidhur me mënyrën dhe shkallën e ndërhyrjes.

doc-ctrl/page/rotate-ccwdoc-ctrl/page/rotate-ccw doc-ctrl/page/rotate-cwdoc-ctrl/page/rotate-cw
doc-ctrl/page/rotate-ccwdoc-ctrl/page/rotate-ccw doc-ctrl/page/rotate-cwdoc-ctrl/page/rotate-cw
doc-ctrl/page/rotate-ccwdoc-ctrl/page/rotate-ccw doc-ctrl/page/rotate-cwdoc-ctrl/page/rotate-cw