Nr. 7-8
I L I R I A
Viti 1977-1978
Zhaneta ANDREA
TUMAT E KUÇIT TE ZI
Gjatë viteve 1969-1970 u kryen punimet per hapjen e dy tumave të Kuçit të Zi (Rrethi i Korçes). Ne numrin VI të revistës «Iliria» botuam rezultatet e gërmimeve ne tumën I. Ne këtë punim pò japim rezultatet e gërmimeve ne tumën IL
Tuma II
Ndërtimi i tumës
Tuma II ndodhet ne anën perëndimore të tumës I, rreth 40 m. larg saj. Ne ketë vend që njihej me emrin «Xhungëza e vogël», ishin nxjerrë herë pas here kocka njerë- zish, objekte bronzi e hekuri, por prej tyie nuk ruhej asgjë. Duke u nisur nga këto të dhëna si edhe nga disa objekte bronzi e fragmente qeramike që u gjetën mbi sipërfaqe, filluam gërmimet për hapjen e kësaj tume ne verën e vitit 1970.1
Tuma ishte dëmtuar mjaft nga punimet e herëpashershme bujqësore. nga shkaku i të ci- lave ajo kishte humbur formen dhe përmasat e saj fillestare. Para se të fillonim gërmimet ajo kishte këto permasa: diametrat: lindje-perëndim 15,40 m. dhe veri-jug 11,40 m. Lartësia më e madhe ne gjendjen e ruajur 1,50 m. (Fig. 1).
Fig. i.
^nl^ï-V ?re^U-anAn ?a vî*ë autorja. Morën pjesë studentët e degës Histori-Gjeografi, tê Fakultetit të Historisë dhe te Fi ologjise A.Hoti, A.Çah, R.Mile, S.Icka dhe diplomanti A.Koka, studenti i Fakultetit të inxhinjerisë
™ A S S ìi ?Apêr nahmen qê dhanê gjatë punimeve. Skicat dhe vizatimet janê punuar nga ski- çografet N.JÇodhçli dhe P.Naipi.